“Territorialja” në fokus, Rama sot në Vlorë (AGJENDA)
Kryeministri Edi Rama do të jetë në qytetin e Vlorës këtë të shtunë, ku pritet të zhvillojë disa takime dhe ndalesa gjatë pasdites. Sipas informacioneve, Rama do të nisë axhendën e tij rreth orës 16:00, me një takim në ambientet e Pallatit të Kulturës, ku do të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarët lidhur me reformën territoriale. Takimi pritet të zgjasë deri rreth orës 17:30. Më pas, kryeministri pritet të ketë një tjetër ndalesë në Lungomare, ndërsa një nga pikat e vizitës do të jetë edhe ish-Parku Aulona, ku Rama është ndalur edhe pak ditë më parë. Në ish-Parkun Aulona, kryeministri pritet të prezantojë një prej projekteve të parashikuara për këtë hapësirë, e cila synohet të shndërrohet në një zonë çlodhëse dhe kreative për qytetarët dhe...
Burimi:
vizionplus.tv