“Territorialja”/ Bardhi akuzon mazhorancën për pazare politike: Na tregoni kriteret
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën se reforma administrativo-territoriale po mbështetet në pazare politike dhe jo në kritere të qarta. Gjatë diskutimeve në Kuvend, pas prezantimit të projektit nga ministri Arbjan Mazniku, Bardhi deklaroi se opozita kishte paraqitur 53 pyetje, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Ai kërkoi që mazhoranca të sqarojë kriteret mbi të cilat është vendosur që disa bashki të ruhen, ndërsa të tjera të bashkohen. “Deputetët e opozitës u paraqitën nismëtarëve 53 pyetje, nga të cilat morëm 0 përgjigje. Kjo tregon shumë për cilësinë e projektit që është sjellë sot në seancë plenare. Mazniku duhet të na i shpjegojë këtu me parametra e tabelë se i ka shumë qejf, si janë parametrat e Divjakës dhe Vaut të...
Burimi:
gijotina.com