‘Tërmeti’ i Ramës mbërrin në Lushnjë, 15 drejtorë japin dorëheqjen

‘Tërmeti’ i Ramës mbërrin në Lushnjë, 15 drejtorë japin dorëheqjen

Pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e së premtes me kryebashkiakët, vijojnë dorëheqjet në bashkitë e vendit. Në Bashkinë Lushnjë dorëhiqen 15 drejtorë të bashkisë dhe 13 kryetarë të Njësive Administrative. Dorëheqjet pasojnë një sërë rastesh të tjera të kësaj të hënë në disa qarqe të vendit, pasi kryeministri Edi Rama dha një ultimatum në mbledhjen e zhvilluar me kryebashkiakët e vendit të premten e kaluar.  
Burimi: Sot.com.al