Tërmet i fortë godet Kinën, ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 7 ballë goditi të enjten Tibetin e Kinës rreth orës 22:33 sipas orës lokale. Lajmin e konfirmoi Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës (CENC). Epiqendra ishte në Nagqu, në Tibetin verior, në një thellësi prej 10 km dhe lartësia mesatare brenda 5 km nga epiqendra, treguan të dhënat e CENC. Tërmeti u ndje qartë në zonën lokale. Epiqendra ishte rreth 400 km larg kryeqytetit tibetian, Lhasa. Deri tani nuk ka patur raportime për viktima ose dëme në ndërtesa. The post Tërmet i fortë godet Kinën, ja sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania. Burimi: Botë
Burimi:
javanews.al