Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ter Stegen u operua, Gjermania pa portier titullar: Neuer, rikthim në moshën 40-vjeçare për Kupën e Botës?!
Marc-André ter Stegen ëndërron të jetë portieri titullar i Gjermanisë në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet pas më pak se një viti në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Sidoqoftë, “gardiani” i Barcelonës iu nënshtrua së fundi një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpinë për shkak të dhimbjeve në fund të saj, që do ta mbajë larg fushave për disa muaj. Klubi katalanas është siguruar duke i rinovuar kontratën Szczesny dhe blerë portierin 24-vjeçar Joan Garcia nga Espanyol. Tashmë, tema më e diskutuar është e ardhmja mes shtyllave të përfaqësueses gjermane. Aktualisht në Gjermani është rihapur debati: t’i besohet ende porta...