No Image Available

Tentuan t’i thyenin këmbën studentit/ Ministri i Brendshëm ‘dënon’ efektivët e policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar pas publikimit të pamjeve që tregojnë raste të dyshuara të tejkalimit të kompetencave nga punonjës të Policisë së Shtetit gjatë protestave të ditëve të fundit. Ai bëri të ditur se ka kërkuar verifikimin e rasteve dhe marrjen e masave përkatëse, ndërsa falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për pezullimin e dy punonjësve të përfshirë. Në reagimin e tij, Demo tha se policia është përballur prej tri ditësh me një situatë të vështirë, duke akuzuar forca politike për nxitjen e akteve të dhunës ndaj efektivëve, institucioneve, bizneseve dhe pronës private. Ministri pretendoi se në këto akte janë përfshirë edhe të mitur, të cilët, sipas tij, janë nxitur drejt sjelljeve të dhunshme. Demo theksoi se gjatë gjithë kësaj...