Tentoi të vriste një qytetar në një lokal por i ngeci arma, shpallet në kërkim
Një ngjarje fatmirësisht pa pasoja fatale ka ndodhur sot në një lokal në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se një person ka tentuar të vrasë me armë zjarri një tjetër person. Sipas të dhënave paraprake, personi i dyshuar është afruar pranë shënjestrës dhe ka nxjerrë një armë zjarri duke ia drejtuar në drejtim të tij. Por sipas burimeve në momentin që tentoi ta vriste, i ngeci arma dhe u largua nga vendi i ngjarjes.Autori është shpallur në kërkim.
Burimi:
sot.com.al