Tensionet rriten para Parlamentit/ Protestuesit rrethojnë Iris Luarasin: Hajdute, ti nuk i përfaqëson gratë

Tensionet rriten para Parlamentit/ Protestuesit rrethojnë Iris Luarasin: Hajdute, ti nuk i përfaqëson gratë

Ndërsa deputetja e PS, Iris Luarasi, ka hyrë brenda qendrës tregtare “Toptani” për të shkuar në parlament, protestuesit, të cilët tashmë kanë nisur të grumbullohen, e kanë ndjekur pas. Aktivistja Arvina Lleshi, bashkë me disa të tjerë, i thonë Luarasit “hajdute” dhe se “nuk i përfaqëson gratë.” “Hajdute! Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë! Po, ti! Po ti përfaqësoje nuk do të bashkoheshe me qeverinë e krimit! S’kemi turp fare, turp të keni ju! Hajdute!”, i tha aktivistja Lleshi.