Tensionet në selinë blu, Policia: Na sulmuan me molotovë, përdorëm gaz lotsjellës

Tensionet në selinë blu, Policia: Na sulmuan me molotovë, përdorëm gaz lotsjellës

Policia e Shtetit ka reaguar pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, duke deklaruar se efektivët janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të maskuar, të cilët më pas janë futur në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike. Përmes një reagimi zyrtar, Policia e Shtetit sqaron se ngjarja është zhvilluar gjatë patrullimeve në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Sipas policisë, një grup personash të cilësuar si të dhunshëm dhe të maskuar kanë sulmuar me molotovë punonjësit e policisë. Për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga efektivët, ata janë futur në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike, ku, sipas versionit zyrtar, kanë vijuar sulmin ndaj forcave të rendit. Policia bën me dije se, në përgjigje të sulmit...