Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rritje, mediat zbulojnë planin e Trump: Pritet rifillimi i sulmeve një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit
Lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të marrë sërish një kthesë të përshkallëzuar në ditët në vijim. Sipas raportimeve të mediave amerikane, administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e rifillimit të sulmeve ushtarake ndaj Iranit, potencialisht që më 4 nëntor, një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Sipas portalit Ms. Now, administrata amerikane ka informuar aleatët e saj në vendet e Gjirit Persik që të përgatiten për një seri sulmesh të shkurtra dhe intensive kundër Iranit. Informacioni është bërë i ditur nga tre zyrtarë të lartë arabë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti. Megjithatë, plani mbetet ende i pasigurt dhe nuk ka një konfirmim zyrtar se Uashingtoni ka marrë një vendim për rifillimin e operacioneve ushtarake. Një zyrtar i...
Burimi:
javanews.al