Tensione pas seancës, deputetët bllokohen në Kuvend, ndërhyn Policia

Tensione pas seancës, deputetët bllokohen në Kuvend, ndërhyn Policia

FOTO NAG PROTESTA TIRANË- Situata jashtë Kuvendit është përshkallëzuar pas përfundimit të seancës plenare, teksa një pjesë e deputetëve kanë mbetur brenda godinës për shkak të protestës që vijon jashtë Parlamentit. Përballë tensioneve, Policia ka nisur ndërhyrjen për të liruar gradualisht rrugën dhe për të krijuar një hapësirë të sigurt për largimin e deputetëve. Në terren janë angazhuar forca të pajisura me skafandra dhe mburoja, ndërsa në gatishmëri janë edhe automjetet e ujit. Efektivët u kanë bërë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë qarkullimin apo lëvizjen në drejtim të godinës së Kuvendit. Pas thirrjeve, forcat e rendit kanë avancuar duke shtyrë kordonin e protestuesve dhe duke zgjeruar hapësirën mes tyre dhe Parlamentit. Ndërhyrja e Policisë vjen pas disa incidenteve të regjistruara gjatë...