Tensione para Ministrisë së Arsimit, studentët nuk pranojnë bashkimin me deputetët e PD

Tensione para Ministrisë së Arsimit, studentët nuk pranojnë bashkimin me deputetët e PD

pamje nga perplasja TIRANË- Është tensionuar situata para Ministrisë së Arsimit, pas mbërritjes së mbështetësve të Partisë Demokratike në zonë. Ata janë pritur nga një pjesë e protestuesve me thirrjet: “Rama në burg, Berisha në burg”. Studentët kanë kundërshtuar bashkimin me mbështetësit e opozitës, duke sjellë edhe përplasje të ashpra mes dy grupeve. Ata kanë theksuar se mirëpresin çdo qytetar që dëshiron t'u bashkohet në protestë, por jo përfaqësues apo deputetë të opozitës. Sipas studentëve, protesta e tyre është kundër qeverisë dhe politikës, ndaj kërkojnë që tubimi të ruajë karakterin e tij studentor./ZËRI