Tensione në qendër të Tiranës, i merr flakë uniforma një efektivi

Tensione në qendër të Tiranës, i merr flakë uniforma një efektivi

Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit janë ashpërsuar pasditen e kësaj të diele në Sheshin Skënderbej, në Tiranë. Rreth orës 17:30, gjatë tensioneve në terren, protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve të policisë. Si pasojë, një prej uniformave të efektivëve ka marrë flakë. Ngjarja është shënuar në një moment përshkallëzimi të protestës.