Tensione jashtë Kuvendit, protestuesit rrethojnë makinat e deputetëve! Shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi

Tensione jashtë Kuvendit, protestuesit rrethojnë makinat e deputetëve! Shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi

pamjet nga ngjarja TIRANË-Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, protestuesit të grumbulluar jashtë godinës kanë bllokuar makinat e deputetëve të cilët kanë tentuar të largohen nga ambjentet e Parlamentit. Në një prej automjeteve të ndaluara nga protestuesit ndodhej edhe deputetja Ilva Gjuzi. Makina e saj është goditur me vezë nga protestuesit gjatë momentit të tensionuar. Vezët kanë prekur edhe efektivët të cilët kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit, ndërsa gjatë tensioneve Policia ka shoqëruar gazetarin Shpend Gashi dhe kreun e Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj.