Tensione dhe flakë në Tiranë, digjen stacioni i urbanëve dhe një kioskë tjetër

Tensione dhe flakë në Tiranë, digjen stacioni i urbanëve dhe një kioskë tjetër

Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” është pa drita, por protestuesit e kanë ndezur nga flakët e zjarrit. Ata i kanë vënë flakën një tjetër kioske përballë ish-hotel “Dajtit”. Flakët kanë përfshirë edhe një stacion urban pranë Urës së Bllokut, në afërsi të Tajvanit. Deri në këto momente, nuk ka informacion për persona të lënduar. Ngjarjet vijnë në kuadër të protestës studentore, ndërsa priten më shumë detaje mbi situatën dhe ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës. Protestat studentore në Tiranë kanë vijuar për të tretën ditë me radhë, duke u shoqëruar me tensione dhe akte dhune. Protestuesit kanë goditur me gurë dhe sende të forta disa institucione, përfshirë Ministrinë e Arsimit, Kuvendin, Ministrinë e Ekonomisë dhe selinë e Partisë Socialiste. Policia ka ndërhyrë me ujë dhe gaz lotsjellës...