Tension para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë hyrjen e godinës

Tension para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë hyrjen e godinës

Qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë, në protestën e 94-t. Këtë herë, protestuesit kanë bllokuar hyrjen e Kryeministrisë, pasi kanë mësuar se Edi Rama ndodhet në ambientet e godinës. “Dil në bulevard!”, është thirrja e protestuesve drejtuar kryeministrit, ndërsa ata vijojnë të qëndrojnë përpara godinës. Ndërkohë, para ambienteve të Kryeministrisë janë vendosur edhe efektivë të Policisë së Shtetit. /vizionplus.tv