Tenis/ Rikthehet Alcaraz, spanjolli siguron finalen e Tokios, 6 muaj nga hera e fundit

Tenis/ Rikthehet Alcaraz, spanjolli siguron finalen e Tokios, 6 muaj nga hera e fundit

Carlos është rikthyer. Alcaraz është rikthyer. Numri 3 në botë mposhti bashkëkombësin e tij Jaume Munar me rezultatin 5-7, 7-3, 6-1 dhe siguroi një vend në finalen e ATP 500 të Tokios, që do të zhvillohet nesër. Tashmë, tenisti spanjoll pret çekun Lehecka në finale, teksa do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar ndaj Taylor Fritz. Një paraqitje e mirë për tenistin nga Murcia, i cili më në fund mund të çlirohet pas një periudhe prej gjashtë muajsh jo të lehtë. Finalja e fundit e Alcaraz në një turne ATP daton më 12 prill, në Masters 1000 të Monte Carlos, ku spanjolli u mposht nga Jannik Sinner. Nesër, Alcaraz do të kërkojë të çojë në tre numrin e titujve të fituar...