No Image Available

TENDERI 12 MILIONË EURO TRONDIT PRISHTINËN, PËRPARIM RAMA NËN HETIM

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës në cilësinë e të pandehurit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Në qendër të hetimeve është projekti milionësh “Arkitekti i Kryeqytetit”, i cili prej kohësh ka shkaktuar polemika për mënyrën e realizimit dhe procedurat e prokurimit. Intervistimi është zhvilluar këtë të premte, më 30 tetor, ndërsa Prokuroria Speciale ka konfirmuar zyrtarisht se ndaj Ramës po kryhen veprime hetimore lidhur me këtë çështje. Projekti në fjalë lidhet me një tender të shpallur nga Komuna e Prishtinës në vitin 2022, me vlerë të parashikuar prej 12 milionë eurosh, për shërbime konsulence arkitekturore, urbanistike dhe infrastrukturore. Kontrata është shoqëruar me akuza dhe dyshime për parregullsi në procedurat e përzgjedhjes së operatorëve...