Tender pas tenderi! Unaza e shkatërruar e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro, u shemb para se të inagurohej
Pamjet nga Unaza e Poshtme e Burrelit të japin përshtypjen e një ngrehine të mbetur pas ndonjë ngjarjeje apokaliptike. Në njërin segment, asfalti është çarë duke lënë të zbuluara shtresat e zhavorrit dhe betonit mbajtës, ndërsa mbi pjesën e shembur pranë një pusete janë vendosur disa gurë si sinjalistikë, për të paralajmëruar këdo që rastësisht përfundon aty se përtej nuk mund të kalohet. Pak metra më poshtë, trupi i rrugës ka rrëshqitur plotësisht; blloqet e asfaltit janë ndarë dhe kanë rënë poshtë, duke marrë me vete dherat e bazamentit dhe barrierat mbrojtëse metalike. Kjo nuk është shfaqje post-apokaliptike, por pamja e një investimi që sipas kryeministrit Edi Rama ishte gati i përfunduar në tetor të vitit 2025. Investimi publik i pagëzuar me emrin e tenderit...
Burimi:
gijotina.com