Ten Hag shpërthen kundër Manchester United: E shitën McTominay kundër vullnetit tim, Ronaldo na tradhtoi
Dy vjet pas shkarkimit, Erik ten Hag kritikon drejtuesit e Manchester United në një intervistë për “The Athletic”, duke zbuluar prapaskenat e largimit të tij. PËR SHITJEN E MCTOMINAY – “Na kishin premtuar besnikëri, mbështetje dhe komunikim, por nuk i mbajtën premtimet. E kisha thënë qartë: Scott McTominay nuk shitet. Na mungonin golat, ndërsa Scott shënon dhe ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. E ka gjakun e Manchester United në çdo damar. Megjithatë, e shitën te Napoli. U ndjeva thellësisht i zhgënjyer”. RONALDO TRADHTOI MUA DHE SKUADRËN – “Bëmë plane duke u bazuar tek ai. Madje udhëtova në Portugali për t’i shpjeguar idetë e mia para se të firmosja me Manchester United. E respektoja jashtëzakonisht, por duhej të merrja një vendim racional. Iu thoshte lojtarëve të...
Burimi:
telesport.al