Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Temperaturat e larta, FIFA po shqyrton që tani oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Adriatik BALLA Kampionati i ardhshëm Botëror do të luhet në Amerikën e Veriut, konkretisht në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Por klima, respektivisht ngrohja globale, po bëhet problem edhe për aktivitetet e mëdha sportive. FIFA është vënë në qendër të kritikave pas thirrjeve për ndryshimin e orareve të fillimit të ndeshjeve në Kampionatin Botëror 2026, për shkak të rrezikut të lartë nga temperaturat ekstreme që pritet të prekin disa qytete pritëse në Amerikën e Veriut. Sipas “FifPro”, sindikata globale e futbollistëve që përfaqëson mbi 70,000 lojtarë profesionistë, ndeshjet që do të zhvillohen në mesditë dhe pasdite në qytete si Miami, Monterrey...