Temperatura deri në 39 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 39 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë edhe këtë të enjte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 39 gradë Celcius në qarkun e Shkodrës dhe Beratit. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-8 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës  1-2 ballë.
Burimi: Sot.com.al