Liga Unike/ Besëlidhja siguron një vend në “final four”, shpresojnë ende Tirana e Vllaznia

Liga Unike/ Besëlidhja siguron një vend në “final four”, shpresojnë ende Tirana e Vllaznia

Janë luajtur ndeshjet e javës së 5-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt në Ligën Unike në basketboll për meshkuj. Dy skuadra deri më tani kanë siguruar “final four”, Besëlidhja e Vëllaznimi, të dyja në Grupin A, ndërsa në atë B gjithçka është ende e hapur.
Në Grupin A vijon të do kryesojë Besëlidhja, që fitoi 84-76 në Kosovë ndaj Bashkimit. Një ndeshje me rivalitet gjatë gjithë kohës, ku për lezhjanët u dallua Angle me 22 pikë.
Në ndeshjen tjetër, skuadra e Teutës u mund 93-69 nga Vëllaznimi, duke u eliminuar nga gara për trofe. Edhe pse Powell realizoi 24 pikë, ato s’mjaftuan për të fituar.
Në takimet e Grupit B, skuadra e Tiranës u mund në fushën e saj 87-62 nga Golden Eagle Ylli dhe rrezikon eliminimin. Në krye të renditjes janë dy skuadrat kosovare.
Në ndeshjen tjetër, Vllaznia fitoi 88-58 ndaj Sigal Prishtina dhe mban të gjalla shpresat për një vend në play off. Walton me 29 pikë ishte lider në fushë për shkodranët.
Liga-Unike, Grupi A (java 5-të)
Bashkimi – Besëlidhja, 76-84
Vëllaznimi – Teuta, 93-69
Renditja: Besëlidhja 9 pikë, Vëllaznimi 9 pikë, Bashkimi 5 pikë, Teuta 4 pikë.
Liga-Unike, Grupi B (java e 5-të)
Vllaznia – Sigal Prishtina, 88-57
Tirana – Golden Eagle Ylli, 62-87
Renditja: Sigal Prishtina 8 pikë, Golden Eagle Ylli 8 pikë, Tirana 7 pikë, Vllaznia 7 pikë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente