Telefonata për bomba, 275 raste të rreme në 9 muaj
Në 9 muajt e këtij viti, Policia e Shtetit ka evidentuar 275 telefonata të rreme të kryera nga qytetarë, mes tyre edhe raste që kanë shkaktuar alarm për praninë e lëndëve plasëse në institucione apo ambiente publike. Një nga rastet më të fundit ishte ai në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë, ku një 47-vjeçar, Mandi Jatagani, telefonoi duke raportuar për praninë e një lënde plasëse. Policia u angazhua për verifikimin e informacionit, i cili rezultoi i rremë. Një tjetër rast u regjistrua disa muaj më parë në një hotel në kryeqytet. Një shtetas i huaj telefonoi policinë duke pretenduar se kishte bombë në parkimin nëntokësor. Nga hetimet rezultoi se telefonata ishte bërë pasi ai kishte humbur para në kazino. Shefi i Sektorit të Menaxhimit dhe...
Burimi:
ntv.al