Telashe të tjera për Ron Yeffet, kërkohet hapja e llogarive të tij bankare në SHBA
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasja e ashpër ligjore mes Yeffet dhe paditësit të tij, Mark Faist, në Gjykatën e Floridës ka marrë një kthesë të fortë, ku në lojë është hapja e detyruar e llogarive bankare të Yeffet. Paditësi Mark Faist, i cili akuzon ortakun e qeverisë shqiptare dhe mikun e ngushtë të Edi Ramës për mashtrim 8.6 milionë dollarë, ka depozituar një kërkesë për detyrim (Motion to Compel), përmes së cilës kërkon që gjykata të urdhërojë Yeffet-in të dorëzojë historikun e plotë të transaksioneve bankare për llogari specifike në Regions Bank, Provident Bank dhe Spencer Savings Bank. Faist pretendon se paratë e tij të investuara për projekte ndërtimi në...
Burimi:
sot.com.al