Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Tekstili më i vjetër prej mëndafshi i zbuluar në Shqipëri
Tekstili më i vjetër prej mëndafshi, i zbuluar në Shqipëri është më se 2600 vjeçar. Kështu deklaron studiuesi dhe restauruesi Frederik Stamati, i cili vjen me një tjetër dëshmi të trashëgimisë sonë kulturore. Sipas tij, ky tekstil mëndafshi është zbuluar në Apoloni, brenda një urne prej bronzi. “Urnën nuk po e paraqesim, gjithsesi ajo është e ekspozuar në Muzeun arkeologjik të Apolonisë. Natyrisht që nuk ka qenë një thërrime, si edhe ka mbetur, por një veshje që hidhej krahëve. Është shumë e hollë, në çdo 10 cm ka më shumë se 1000 fije mëndafshi. Ka pamjen e ngjashme me atë të thurjes së kanistrës”, tregon Stamati. Sipas tij, brenda në urne ishte kthyer në një pluhur të zi, ku kishte shpëtuar vetëm kjo pjesë e...