Shqiptarët online, por shumë pas në aftësi digjitale
Shqipëria po shënon një rritje të qëndrueshme në përdorimin e internetit, por vijon të përballet me sfida serioze në zhvillimin e aftësive digjitale të popullsisë. Gjatë vitit 2025, rreth 86.1% e qytetarëve kanë përdorur rregullisht internetin, duke iu afruar mesatares së vendeve të rajonit, por ende nën nivelin e vendeve të Bashkimit Europian. Rritja e aksesit po reflektohet edhe në sektorin privat, ku një pjesë gjithnjë e më e madhe e ndërmarrjeve po investon në trajnime për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Megjithatë, pavarësisht përmirësimit të infrastrukturës dhe përdorimit të rrjetit, niveli i aftësive digjitale mbetet i ulët. Vetëm 23.3% e popullsisë zotëron aftësi bazë, një diferencë e ndjeshme krahasuar me mesataren europiane. Situata bëhet edhe më sfiduese kur bëhet fjalë për aftësi më të...
Burimi:
javanews.al