Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë
Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria dhe Kosova po shfaqen si ndër vendet më aktive në adoptimin e kësaj teknologjie në rajon dhe më gjerë. Sipas të dhënave të Anketës Europiane për Kushtet e Punës, publikuar në fund të muajit prill, rreth 12% e punonjësve në Bashkimin Europian përdorin IA gjeneruese në punën e tyre. Megjithatë, grafiku i publikuar tregon se disa vende jashtë bllokut, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, renditen mbi këtë mesatare, duke u afruar me nivelet e vendeve më të zhvilluara. Kosova renditet e shtata në Europë, me 20% të punonjësve që përdorin IA gjeneruese, pas Luksemburgut (25%), Zvicrës (24%), Suedisë (21%), Norvegjisë (21%), Belgjikës (20%), Danimarkës po me 20%. Ndërsa Shqipëria renditet e 11-a,...
Burimi:
javanews.al