Çfarë po ndodh? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën
Mijëra përdorues në mbarë botën raportuan probleme me platformat e kompanisë Meta, Facebook, Instagram dhe Messenger, gjatë ditës së sotme, e diel, 19 korrik 2026. Sipas të dhënave nga platforma e monitorimit të ndërprerjeve Doundetector, numri i raportimeve për probleme teknike u rrit ndjeshëm në faqet ndërkombëtare dhe në atë të Afrikës së Jugut. Raportimet e para nisën pak para orës 09:30, ndërsa rreth orës 10:00 mijëra përdorues po dërgonin ankesa çdo 15 minuta. Problemet duket se kanë prekur kryesisht versionet e platformave në shfletuesit e internetit. Përdoruesit që tentonin të hapnin Facebook përmes një brouser-i përballeshin me një mesazh gabimi, ku thuhej se llogaria ishte përkohësisht e padisponueshme. Mesazhi i shfaqur nga Facebook informonte përdoruesit se problemi lidhej me një çështje teknike të faqes...
Burimi:
javanews.al