Tef Palushi, mjeshtri i barsoletave antikomuniste

Tef Palushi, mjeshtri i barsoletave antikomuniste

Kush ishte Tef Palushi? Përgjatë dy dekadave të fundit të diktaturës, më së shumti barsoletave antikomuniste u vishej autorësia e Tef Palushit, një qytetari shkodran, emri i të cilit, pa e pasur të nevojshme të shoqërohej me figurë, do të bëhej i njohur në gjithë vendin. Nga Ferdinand Dervishi Mesazhi i këtyre lloj barsoletave, rreptësisht të ndaluara nga regjimi komunist, do të listohej mes grimcave të pakta të argëtimit shpirtëror të pjesës më të madhe të shqiptarëve. Bashkë me pëshpëritjen vesh më vesh, me përjetimin që ndryhej, ngrohte dhe përgëzonte shpirtin e të gjithë atyre që i dëgjonin dhe shpërndanin, barsoletat antikomuniste ishin edhe një shfrim hakmarrës ndaj situatës anakronike të varfërisë, sidomos ekonomike, ndaj prapambetjes dhe ndryshimeve ulëritëse krahasuar me pjesën tjetër të botës....