Teatri Kombëtar i Kosovës organizon mbrëmje përkujtimore për nder të Enver Petrovcit

Teatri Kombëtar i Kosovës organizon mbrëmje përkujtimore për nder të Enver Petrovcit

21 September, 2026 - 18:35 Teatri Kombëtar i Kosovës do të organizojë një mbrëmje përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së profesorit, artistit dhe aktorit Enver Petrovci. Veprimtaria do të mbledhë artistë, bashkëpunëtorë, studentë, miq dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan figurën e tij, duke sjellë në kujtesë kontributin e tij të çmuar në teatrin dhe kulturën shqiptare, përcjell KultPlus. Mbrëmja përkujtimore do të mbahet më 22 shtator 2026, në orën 18:00, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Përmes kësaj ngjarjeje, TKK-ja synon të nderojë kujtimin e Enver Petrovci dhe gjurmën e pashlyeshme që ai la në skenë, në edukimin e brezave të artistëve dhe në jetën kulturore të vendit. Në vijim, KultPlus ua sjell njoftimin e plotë të...