“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit”/ Media amerikane: Si e gjen Eric Wendt Shqipërinë
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, gjeneral-lejtnant në pension Eric P. Wendt, është në fokus të një profili të publikuar nga media amerikane Contra Costa Herald. Wendt është nominuar nga presidenti Donald Trump më 13 prill 2026, ndërsa Senati amerikan e konfirmoi për këtë detyrë më 7 gusht. Më 19 gusht ai bëri betimin si ambasador i SHBA-së në Shqipëri. Wendt pritet të nisë zyrtarisht detyrën në Tiranë pas paraqitjes së kredencialeve te Presidenti Bajram Begaj. Në deklaratat e bëra gjatë procesit të konfirmimit në Senat, ai e ka cilësuar Shqipërinë një partnere të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara dhe një aleate të NATO-s. Sipas profilit të publikuar nga Contra Costa Herald, në fokus të mandatit të tij pritet të jenë bashkëpunimi...
Burimi:
ntv.al