‘Të verifikohet përdorimi i forcës nga Policia në protestë’, Avokati i Popullit: U shoqëruan 4 të mitur, ishin kalimtarë

‘Të verifikohet përdorimi i forcës nga Policia në protestë’, Avokati i Popullit: U shoqëruan 4 të mitur, ishin kalimtarë

TIRANË-Avokati i Popullit, Endrit Shabani ka reaguar pas protestës së mbajtuar nga studentët një ditë më parë më 31 tetor. Në reagimin e publikuar në rrjete sociale, Avokati i Popullit deklaron se u konstatua përdorimi i gazit lotsjellës dhe i ujit me presion nga katër automjete të posaçme të policisë.  Gjatë inspektimit në Komisariate u raportua se u shoqëruan nëntë persona, ku rezultoi se katër prej tyre ishin të mitur që ishin kalimtarë dhe jo pjesë e protestës. Lidhur me inspektimet Avokati i Popullit ka kërkuar të verifikohet përdhorimi i forcës së Policisë në protesta, instalimin e sistemit audioviziv për regjistrimin e intervistave të protestueve në Komisariat, dokumentimin e arsyes së shoqërimit për çdo person dhe identifikimin e punonjësve të Policisë. REAGIMI: Avokati i Popullit...