Të tjera ndryshime në Qeveri? Pas ikjes së Salës, Rama të enjten mbledhje të zgjeruar

Të tjera ndryshime në Qeveri? Pas ikjes së Salës, Rama të enjten mbledhje të zgjeruar

Zëvendësimi i ministres së Shëndetësisë është vetëm një nga vendimmarrjet që do të ketë në kampin e majtë ku shtatori ka nisur me ritëm mbledhjesh. Kreu i selisë rozë njëkohësisht kryeministër zhvilloi sot një takim me ministrat dhe zëvendëset e tyre por me pjesëmarrjen edhe të drejtuesve politik në qarqe. temë ishte strategjia e re e së majtës por dhe nisja e parlamentit. Ndërkaq nesër do të zhvillohet një tjetër takim i zgjeruar ku janë thërritur edhe deputetët. Pritet që aty Rama të flasë dhe mbi strategjinë por dhe mbi kabinetin qeveritar që tashmë do të jetë pa ministren e shëndetësisë.