Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Të tepërt, të padëshiruar… Taremi dhe Asllani, dy pengesa të ndryshme për merkaton zikaltër
Të tepërt, të padëshiruar. Kjo është sot situata e Taremit dhe Asllanit tek Interin. Sulmuesi iranian dhe mesfushori shqiptar nuk bëjnë pjesë në planet e klubit zikaltër. Gjithçka është e njohur dhe e shpallur hapur, por pozicionet e dy lojtarëve duken të ndryshme. Për Asllanin kanë ardhur oferta konkrete, më e rëndësishmja ishte ajo e Betis Sevilla, rreth 15 milionë euro. Sidoqoftë, deri më tani ai i ka refuzuar të gjitha ofertat e marra, e fundit ajo nga Sassuolo. Asllani dëshiron të qëndrojë në Itali, por synon një klub të nivelit mesatar e lart, që luan në Kupat e Europës. Ja pse po pret ende që Bologna dhe Fiorentina të hedhin hapin përpara, duke konkretizuar interesimin e muajit të kaluar. Megjithatë Interi, që synon të...