Të shtrirë në tokë dhe shkelma kokës/ Operacionalët e Ramës dhunë shtazarake ndaj të rinjve protestues

Të shtrirë në tokë dhe shkelma kokës/ Operacionalët e Ramës dhunë shtazarake ndaj të rinjve protestues

Pamje të rënda nga protesta në Tiranë tregojnë momente dhune ndaj të rinjve protestues, të cilët shihen të shtrirë në tokë, ndërsa ndaj tyre ushtrohet forcë fizike, përfshirë goditje me shkelma në kokë. Në pamjet e siguruara nga SYRI, dallohen efektivët e Forcave Operacionale që ndërhyjnë duke përdorur dhunë ndaj të rinjve, në një situatë që kërkon sqarim të plotë mbi rrethanat e ngjarjes dhe identitetin e personave të përfshirë. Ngjarja vjen pas tri ditësh protestash kundër qeverisë së Edi Ramës, me studentët dhe të rinjtë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Pamjet dramatike ngrenë shqetësime serioze për trajtimin e protestuesve dhe përdorimin e forcës, ndërsa mbetet e rëndësishme që autoritetet të sqarojnë çfarë ka ndodhur dhe të identifikojnë përgjegjësit.