Të shtënat në Laprakë, të plagosurit “kyçin” gojën, autori shpallet në kërkim (EMRI)
foto ilustruese TIRANË- Arbër Krashi, autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Laprakës në Tiranë, është shpallur në kërkim nga Policia. Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur dy persona, Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri. Dy të plagosurit, mësohet se nuk kanë dhënë ende sqarime për motivet e ngjarjes apo për autorin e dyshuar. Shkaku i konfliktit mbetet ende i paqartë, ndërkohë që hetuesit dyshojnë se pas ngjarjes mund të fshihet një konflikt i hershëm mes personave të përfshirë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku rreth orës 21:20 u raportuan të shtëna me armë në zonën e Laprakës, në rrethanë të paqarta. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai