Te shtëna në mes të ditës në Tiranë, një person qëllohet me plumb në këmbë

Te shtëna në mes të ditës në Tiranë, një person qëllohet me plumb në këmbë

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, ku një shtetas kosovar është qëlluar në këmbë. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të plagosjes. Grupi hetimor po administron pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, me qëllim dokumentimin e lëvizjeve para dhe pas të shtënave. Sipas burimeve, i plagosuri nuk ka dhënë informacion për grupin hetimor lidhur me rrethanat e ngjarjes apo personin që dyshohet se e ka qëlluar. Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin, autorin dhe dinamikën e plotë të plagosjes