Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, vritet një person
Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Po ashtu raportohet se viktima është vëllai i M. Bardhit, i vrarë në 2023 për motive hakmarrjeje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet dhe kërkimet për kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Burimi:
kohajone.com