Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, mbetet i vrarë një person (Emri)
Një atentat me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Mirditë, ku është ekzekutuar Viktor Bardhi. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndërfushaz, ku persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë Bardhit dhe kanë hapur zjarr ndaj tij, duke e lënë të vdekur. Sipas raportimeve, pas ngjarjes autorët janë arratisur në drejtim të paditur, ndërsa në Munaz është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve. Makina e autorëve Sipas raportimeve, Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat të bujshëm në Rrëshen në shtator të vitit 2023. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa janë ngritur kontrolle dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e...
Burimi:
gijotina.com