Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, i plagosuri humb jetën në spital
👁8390
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Pllanës në Lezhë, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë. I plagosuri u transportua menjëherë në spitalin e Lezhës, por për shkak të plagëve të marra, nuk arriti t’i mbijetojë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa hetimet janë fokusuar në identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Deri tani nuk ka informacion mbi motivet e krimit.