Të shtëna me armë zjarri në Laç, dyshohet për persona të plagosur (Video)

Të shtëna me armë zjarri në Laç, dyshohet për persona të plagosur (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Laçit, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, tre të rinj janë qëlluar me armë dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Po ashtu, është plagosur edhe një grua, e cila ndodhej në vendin e ngjarjes duke shitur qirinj. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Hetimet janë në vijim dhe pritet një reagim zyrtar nga Policia për sqarimin e plotë të rrethanave.
Burimi: Sot.com.al