TË SHTËNA ME ARMË PARA BANESËS SË ISH-PARTNERES, ARRESTOHET 37-VJEÇARI NË ROSKOVEC

TË SHTËNA ME ARMË PARA BANESËS SË ISH-PARTNERES, ARRESTOHET 37-VJEÇARI NË ROSKOVEC

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Luar të Roskovecit, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses së tij. Policia ka arrestuar Besmir Mustajn, pas hetimeve të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Fierit. Ndaj të dyshuarit janë referuar në Prokurori materialet për disa vepra penale, përfshirë mbajtjen pa leje të armëve, dhunën në familje dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.   ntv.al