Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë të regjistruara në një qendër tregtare në Kaliforni. Incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth orës 20:30 në dyqanin Spirit Halloween në qendrën tregtare Solano Town Center në Fairfield, sipas shefit të policisë lokale Dan Marshall. Një person u vra në vendngjarje, ndërsa gjashtë të tjerë u dërguan në spitalet e zonës. Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike. Autoritetet nuk kanë njoftuar moshat dhe identitetet e viktimave, ndërsa mbetet e panjohur se kush qëndron pas sulmit. Ende nuk është sqaruar nëse ka pasur një apo më shumë autorë, dhe as nuk janë zbuluar motivet e sulmit. Në kohën e të shtënave, dyqani ishte i hapur dhe plot me klientë, pasi...