Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarë nga Italia dhe Gjermania

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarë nga Italia dhe Gjermania

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses kapjen dhe ekstradimin drejt Shqipërisë të dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit të përbashkët ndërkombëtar “The Wanted”. Në Gjermani u arrestua dhe u ekstradua 21-vjeçari Danjel Lalaj. Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme që në vitin 2021, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Për të ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërkohë, në Itali u lokalizua dhe u ekstradua drejt Shqipërisë 35-vjeçari Kledjon Berberi, banues...
Burimi: Sot.com.al