Të rinjtë fashojnë sytë në shenjë solidariteti me Erjon Vishkullin që u qëllua me plumb në sy
Të rinjtë nuk janë zmbrapsur nga kërcënimet dhe dhuna barbare e pushtetit të Edi Ramës. Ata janë mbledhur sërish sot, në ditën e 13-të të revoltës para Ministrisë së Arsimit, ku edhe janë solidarizuar me të riun Erjon Vishkulli, i cili u qëllua me plumb në një sy nga mercenarët e pushtetit të Ramës. Një e re foli për Syri Tv me gazetaren Fjona Çela, ku tregoi se kishte fashuar syrin në shenjë solidariteti me të riun e plagosur rëndë. Ajo tregoi se ditët e para të revoltës ishte plagosur gjithashtu edhe vetë nga dhuna barbare e Policisë së Shtetit. “Jemi me ty Erjon, mund të na shuajnë dritën e syrit, por jo të shpirtit”, – ishte pankarta që e reja mbante në duar. “Kjo...
Burimi:
syri.net