Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Të pakënaqur me kartonët e ndeshjes në Rrogozhinë, UEFA ka caktuar gjyqtarë skocezë për Breidablik-Egnatia
Takmi i parë mes Egnatias dhe Breidablik, i zhvilluar para një jave në Rrogozhinë, u gjykua nga arbitra boshnjakë me në krye Antoni Bandiç. Ndërsa në ndeshjen e kthimit, Breidablik-Egnatia, që do të luhet sot, ora 21:00, në Islandë, drejtësinë do ta vendosin një trupë gjykuese nga Skocia. Kryesor i këtij takimi është 45-vjeçari David Dikinson, me profesion inxhinier ndërtimi, si dhe me eksperiencë në arenën ndërkombëtare si arbitër. Dy asistentët të tij në këtë takim janë Francis Konor dhe Xhonatan Bell. Arbitër i katërt është Llojd Uilson. Në VAR janë skocezët Kevin Klancy dhe Greg Aitken. Arbitri kryesor e...