Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, propozoi sot në Këshillin Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës katër masa për forcimin e garancive procedurale për të miturit që vihen në kontakt me organet ligjzbatuese. Propozimet janë: – një formular të drejtash i shkruar në gjuhë të kuptueshme për fëmijët, që u jepet para marrjes në pyetje; – avokat pa vonesë për të miturin që merret në pyetje, sipas garancive që parashikon ligji; – njoftim i hershëm i punonjësit të mbrojtjes së fëmijës; – të dhëna të përbashkëta ndërinstitucionale për mënyrën si zbatohen këto garanci. Ministri i paraqiti këto masa si pjesë të qasjes së qeverisë ndaj dhunës së javëve të fundit. “Protesta paqësore mbrohet. Dhuna ka përgjegjësi. Në këtë përgjigje, Ministria e Drejtësisë mban një...
Burimi:
javanews.al