“Të ka filmuar Ergys Agasi dhe je në shantazh”, Blushi ngre dyshime për Peleshin
Përplasja në Kuvend është zhvendosur edhe te hetimet që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi dhe ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngritur pretendime ndaj kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke e pyetur nëse ka pasur kontakte me Agasin dhe nëse është shantazhuar përmes filmimeve. Gjatë seancës plenare, Blushi deklaroi se kishte informacione se Peleshi ndodhej nën shantazh dhe i kërkoi të jepte dorëheqjen. Ai pretendoi gjithashtu se Agasi mund të kishte filmuar kryetarin e Kuvendit gjatë takimeve mes tyre. “Jepu llogari shqiptarëve, a e ke takuar Ergys Agasin, a je shantazhuar me video nga Ergys Agasi?”, tha Blushi, duke e lidhur situatën me zhvillimet në dosjen që po hetohet nga SPAK dhe me çështjen e Vlorë Hysenit. Ai...
Burimi:
ntv.al