“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme
Ministri Demo ka reaguar sot më 19 tetor lidhur me protestat, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë dhe duhet të respektohet. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, ai nënvizoi se Policia e Shtetit ka për detyrë të garantojë zhvillimin paqësor të protestave dhe sigurinë e qytetarëve. Demo u shpreh se çdo ndërhyrje policore do të jetë e nevojshme, e ligjshme dhe në përputhje me parimin e proporcionalitetit. Ai theksoi se protesta është një e drejtë demokratike, ndërsa aktet e dhunës janë të patolerueshme dhe duhet të marrin përgjigjen e merituar ligjore. Ministri bëri të ditur se qeveria mbetet e hapur për dialog me protestuesit, për të dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Demo nënvizoi se dialogu dhe...
Burimi:
javanews.al